A e dini se disa pajisje shtëpiake vazhdojnë të harxhojnë energji edhe pasi janë fikur?
Prandaj është e nevojshme të jemi të vëmendshëm në këtë aspekt. Në vijim po ua vargojmë një listë pajisjesh elektrike të cilat hargjojnë energji elektrike edhe kur janë të fikura, shkruan Fol Drejt.
Karikuesi pa telefon i vendosur në prizë
Një karikues i lënë i shkëputur vazhdon të konsumojë energji edhe kur nuk ka telefon të lidhur me të.
Akordues dixhital i TV
Televizorët vazhdojnë të punojnë pasi i fikni dhe harxhonjnë energji. Shumica e njerëzve as që shqetësohen ta vendosin si duhet aparatin dixhital, duke besuar se fikja e televizorit është e mjaftueshme. Kjo rezulton në 5 herë më shumë konsum të energjisë.
TV
A e dini se shtypja e butonit të ndezjes e vendos televizorin në modalitetin e gatishmërisë dhe nuk e fiket? Kjo harxhon energji me vlerë rreth 25 euro në vit.
PC dhe laptopët
Edhe kur janë të fikur, kompjuterët dhe laptopët vazhdojnë të funksionojnë. Prandaj, kur i shkëputni, mund të kurseni deri në 100 euro në vit.
Nëse qëndrojnë në modalitetin e gatishmërisë, mund ta shumëzojnë këtë shumë me 1,5.
Pajisjet me kohëmatës
Një detaj i tillë që pakkush e vëren, si një kohëmatës që funksionon, mund t’ju tregojë se pajisja është ende e ndezur. Shkëputja e një pajisjeje të tillë nga priza kursen deri në 114 euro në vit./abcnews.al
Kursimi i energjisë: A e dini se disa pajisje shtëpiake vazhdojnë të harxhojnë energji edhe pasi janë fikur?/FolDrejt/