Disa tifozë të ligës spanjolle të futbollit Valladolid përballen me dënimin për fyerje raciste, ka njoftuar Komisioni Spanjoll për Luftën kundër Dhunës.
Më shumë se dhjetë tifozë të Valladolidit ishin objekt i një hetimi për shkak të fyerjeve raciste që i dërguan futbollistit brazilian, Vinicius Junior gjatë ndeshjes midis Valladolidit dhe Real Madridit.
Policia spanjolle është ende duke mbledhur informacione shtesë për incidentin. Deri më tani janë shfaqur video në të cilat dëgjohen fyerje raciste, ku si pasojë e kësaj tifozët kërcënohen me gjobë prej katër mijë euro e më shumë dhe ndalim për një vit të hyrjes në stadiumet e futbollit.
Vinicius është gjithashtu objekt i një rasti ku, në prag të derbit të kryeqytetit spanjoll, tifozët e Atletico Madrid varën një kukull të veshur me një fanellë të Real Madridit me emrin e futbollistit brazilian të shkruar në të. /FolDrejt/