Numri 7 në fanellën e skuadrës së Realit për sezonin e ardhshëm pritet ta mbajë Vinicius Junior.
Numri shtatë, të cilin tifozët e donin kur ishte në kurrizin e Raulit dhe Cristiano Ronaldos, më parë Butraguen apo Juanito, dhe i parë së fundmi te Eden Hazard, i cili cilësohet si dështimi më i madh në historinë e klubit, është sërish në fanellën e futbollistit nga i cili priten kontribute më të mëdha.
Vinicius, i cili pati një sezon me 23 gola dhe 21 asistime në 55 ndeshje, është ende 22-vjeçar që ka bërë tashmë 225 paraqitje për Realin, 73 gola dhe 69 asistime dhe ka fituar dy tituj në Spanjë dhe një në Champions League. Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 120 milionë euro.
Ai deri më tani ka luajtur me numrin 20 dhe atë numër do ta mbajë Fran Garcia i rikthyer te Reali. Numri 11, deri më tani ishte te Marco Asensio, dhe më parë e kishte Gareth Bale, tashmë do të merret nga Rodrygo, transmeton Fol Drejt.