Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur sot pranimin e propozimit të BE-së.
“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e propozimit të BE-së – Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Arritja e një marrëveshjeje kërkon guxim, vullnet politik dhe udhëheqje”, shkroi von Cramon në Twitter, transmeton Fol Drejt.