Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon ka thumbuar shtetin gjerman përmes dy fotografive ku lë të kuptohet se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka qenë i përkdheluri i ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, shkruan Fol Drejt.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, von Cramon ka shpërndarë dy fotografi, ku në të parën shihet Angela Merkel me presidentin serb me mbishkrimin “How it started” (Si ka filluar), ndërsa në të dytën është fotografia e Vuçiq me këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov me mbishkrimin “How its going” (Si është duke vazhduar).
Megjithëse postimi i saj mund të ketë edhe kuptime tjera, ky duket të jetë më i përafërti. /FolDrejt/
Postimi i plotë:
How it started How its going pic.twitter.com/UgEldKgDGz
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 15, 2022