Përkundër mbylljes së Britanisë së Madhe, duket që varianti i ri i Covid19 nuk është mundur të ndalohet së përhapuri në vendet tjera europiane, informon foldrejt.com.
Sipas ministrisë së shëndetësisë zvicerane, në dy testime kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri. Personat pozitiv me virusin janë më adresë banimi në Britani, kurse kishin ardhur në Zvicër gjatë kësaj jave.
Virusi i ri është shfaqur edhe në Gjermani.
Sipas ligjeve të reja helvete, secili person i arritur nga Britania në Zvicër pas 14 dhjetorit, duhet të karantinohet për 10 ditë. Varianti i ri i Covid19 shpërndahet më shpejt./Foldrejt.com