Ka filluar të thellohet tragjedia e vdekjeve nga virusi Korona që ka kapluar fillimisht Kinën dhe që ka rrezik të shpërndahet në të gjithë botën. Janë më shumë se 2,700 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 80 jetë të humbura në Kinë, informon foldrejt.com. Kurse sipas lajmeve jo-zyrtare, të prekurit arrijnë disa qindra-mijëra persona.
Në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi totale prej mbi 57 milion njerëz janë vendosur nën mbyllje të plotë ose të pjesshme.
Shqetësimi në të gjithë botën është duke u rritur në lidhje me shkallën e transmetimit, me zyrtarë kinezë shëndetësorë që thonë se virusi mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat.