Sëpaku tre persona janë të infektuar me virusin Korona në Strugë. Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua në moshë nga fshati Tatesh i Epërm dhe një burrë tjetër nga fshati Veleshtë.
Ata kanë pasur kontakte me dibranë, ku pandemia ka arritur deri në 43 të infektuar dhe ku kanë marrë jetën e tre dibranëve.
Përndryshe sot dhe nesër, qeveria maqedonase ka shqiptuar masën e ndalimit të daljes nga shtëpia prej 16.00 deri orën 5 të mëngjesit./Foldrejt.com