Virusi Korona vjen nga Italia në Maqedoni, ndërsa rasti i parë është raportuar edhe në Greqi. Kjo tregon se tashmë banorët e Maqedonisë Veriore duhet të tregojnë kujdes të shtuar nga frika e përhapjes së epidemisë, informon foldrejt.com.
Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkëudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje INfektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në nivel botëror numri i të prekurve ka kaluar 80,000 duke shkaktuar mbi 2,800 vdekje kryesisht në Kinë. Në pjesën tjetër të botës ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2,700 raste të prekura, duke prirë Italia dhe Irani./Foldrejt.com