Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u kërkoi politikanëve evropianë të ndërpresin të gjitha lidhjet tregtare me Moskën, duke thënë se të gjitha pagesat e dërguara në Rusi janë “para gjaku” që forcon ushtrinë ruse.
“Çdo euro, çdo qindarkë që merrni nga Rusia ose dërgoni në Rusi është njollosur me gjak. Janë paratë e gjakut, mbi të cilat është gjaku ukrainas, gjaku i popullit ukrainas,” tha Vitali Klitschko gjatë fjalimit të tij me video në një konferencë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.