Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, beson se tërheqja e forcave ruse nga Kievi nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga dëshira për të marrë kryeqytetin.
Klitschko e tha këtë në një intervistë për televizionin amerikan ABC, të cilën e dha së bashku me vëllain e tij, Vladimirin.
“Fakti që armiku u tërhoq nga Kievi nuk do të thotë se ai hoqi dorë nga dëshira për të marrë kryeqytetin,” vuri në dukje Klitschko, duke shtuar se prandaj ishte e pamundur të përjashtohej një përpjekje tjetër e forcave ruse për të marrë Kievin brenda dy ditësh./FolDrejt/