Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.
Ai u shpreh se në mesin e të plagosurve janë edhe dy fëmijë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Nuk është ende e qartë nëse ai i referohej vetëm civilëve.
Klitschko shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por ai tha se grupet diversante ruse ishin aktive./FolDrejt/