“Kjo është gjithashtu një tragjedi për rusët dhe Federatën Ruse. Njerëzit nuk e kuptojnë tani, por jam i sigurt se së shpejti do ta kuptojnë realitetin. Rusët po vdesin – për çfarë? Për ambiciet e Putinit?” – tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. .
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se publiku rus përfundimisht do të kuptojë se, siç theksoi ai, ushtarët e tyre të rinj po vdesin për asgjë, veç ambicieve të presidentit rus Vladimir Putin.
Ish-kampioni i boksit e tha këtë për BBC-në gjatë funeralit të aktivistit të njohur anti-korrupsion Roman Ratushni (24), i cili u vra në Izjum, në rajonin e Kharkiv më 9 qershor./FolDrejt/