Një qytetar i Vitisë ka gjetur një portofol me dokumente e të holla, të cilin e ka dorëzuar në polici.
Siç bën me dije policia, qytetari ka gjetur portofolin dje, rreth orës 12:25, transmeton Fol Drejt.
Në atë portofol kishte dokumente personal edhe një shumë prej 321 euro, si dhe një frangë zvicrane.
Policia ka gjetur personin të cilit i përkiste portofoli dhe ia ka kthyer atë bashkë me dokumentet dhe paratë që kishte në të.
Njëherit, policia ka vlerësuar lart veprimin humanitar të qytetarit që ka gjetur portofolin dhe e ka dorëzuar në polici./FolDrejt/