Një person është arrestuar nën dyshimet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur në Viti, me datën 23 mars, rreth orës 23:30, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar te familja e saj./FolDrejt/