Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet për uzurpim të paligjshëm, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 15:00, në Viti.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se personi i cili është ankuar në polici, ka thënë se i dyshuari mashkull kosovar i ka uzurpuar një pronë duke e rrethuar me rrjetë metalike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.