Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha sot se për herë të parë në vend po krijohet një sistem rregullativ për çmimin e barnave.
Për këtë ai reagoi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Çmimet e barnave të përballueshme dhe të unifikuara
Për herë të parë në vendin tonë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave.
Sot në mbledhjen e Qeverisë miratuam Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.
Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme.
Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara”, u shpreh Vitia./FolDrejt/