Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka paralajmëruar një lloj “bojkoti” për deputetët e partive opozitare, shkruan Fol Drejt.
“Deri sa të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nuk do të përgjigjem në pyetjet që i bëni, sidomos nga deputetë të cilët nuk i votojnë këto marrëveshje”, tha ministri Vitia.
Kjo ka zgjuar reagime në kampin opozitarë, ndërsa ka pasur deputet që këtë kërcënim e kanë cilësuar si tendencë diktatoriale.
Sipas deputetes Time Kadrijaj (nga AAK), këto tendenca nuk do ta shantazhojnë opozitën.
Ndërsa deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka thënë se kushtet e tilla të vëna nga Qeveria e Kosovës “janë diktaturë.”
Aktualisht në parlament deputetët janë duke shtruar pyetje parlamentare për zyrtarët e qeverisë./FolDrejt/