Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin biseduan për sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, shkruan Fol Drejt.
“Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Antonella De Riu, me të cilën bashkëbiseduan për sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në takim ministri Vitia e falënderoi Ambasadorin italian De Riu për mbështetjen që Italia ja ka dhënë Kosovës dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka ritheksuar qëndrimin se Italia si vend mik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
“Në takim është biseduar për bashkëpunimin midis Kosovës e Italisë në kuadër të Projektit Italian për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Kosovës, me fokus në lëmin e kardiokirurgjisë.”, thuhet në fund të njoftimit. /FolDrejt/