Në zgjedhjet e djeshme të Vetëvendosjes, Arben Vitia ka arritur të sigurojë postin e të parit të kësaj partie në degën e Prishtinës, shkruan Fol Drejt.
Në një postim në rrjetin social facebook, Vitia ka reaguar duke shprehur mirënjohjen për besimin dhe mundësinë që i është dhënë.
Tutje ai ka thënë se e presin përpara sfidat e mundësitë e që së bashku synon jetësiminsi aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithëpërfshirës shoqëror.
“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses”.
“Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithëpërfshirës shoqëror”.
“Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, është shprehur Vitia./FolDrejt/