Musa Vitija, që mbante pozitën e drejtorit të Auditimit në SHSKUK ka dhënë dorëheqje, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton gazetari i shëndetësië, Bujar Vitija, arsyeja e dorëheqjes është mungesa e sigurisë nga institucioni.
Kujtojmë se vitin e kaluar Vitijës iu dogjën dy vetura në parkingun brenda QKUK-së.
“Ka dhene doreheqje nga SHSKUK, Musa Vitija, drejtori i Auditimit te cilit vitin e kaluar iu dogjen dy vetura ne parking brenda QKUK-se. Arsyeja e doreheqjes eshte mungesa e sigurise nga institucioni.
Veç me kujtu qe kryeministri Albin Kurti i kishte akuzuar dy kompani per mungese te sigurise dhe funksionimit te kamerave ne kete institucion ne kohen kur jane djegur veturat. S’ka ndodh ma kurgjo.
Ky eshte nje mesazh deshperues per te gjithe zyrtaret e institucioneve qe dojne me bo diçka t’mire ose me denoncu keqperdorime.”, ka njoftuar gazetari Vitija./FolDrejt/