Sensacioni 17-vjeçar i Brazilit dhe Athletico Paranaense, Vitor Roque, ka pranuar se ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila është ndër disa prej skuadrave elitare evropiane që luftojnë për të nënshkruar me sulmuesin, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Ndihem gati të bëj një lëvizje te Barcelona, sigurisht. Do të ishte fantastike të luaja me Lewandowskin”, deklaroi Roque në një intervistë për SPORT.
“Barcelona është një ëndërr. Nëse përfundoj atje, do të jetë një gëzim i madh për mua dhe familjen time. Do të ishte një lëvizje fantastike.” /FolDrejt/