TACEDDIN KUTAY
Evropa nisi javën e tretë të shkurtit me plot shqetësime. Koronavirusi kryeson titujt, ashtu siç pritej, por çështje të tilla si sjellja kundër të huajve dhe e djathta radikale gjithashtu zënë vendin e tyre, shkruan Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetave të së hënës, një organizata radikale terroriste e krahut të djathtë e quajtur “Group S” (“Gruppe S”) e cila u themelua në Gjermani në shtator 2019 u shkatërrua ndërsa anëtarët e saj u arrestuan. Deklaratat që pasuan treguan se organizata ishte në proces të planifikimit të një sulmi ndaj muslimanëve dhe se operacioni (i cili shkatërroi organizatën) u krye falë punës së inteligjencës.
Të nesërmen, presidenti francez Emanuel Macron njoftoi “Fushatën kundër Islamit Radikal”. Macron tha se megjithëse nuk ishte kundër Islamit, vlerat islame nuk kishin vend në Francë dhe se për këtë arsye ata do të punojnë për një kuptim të Islamit që përputhet me parimin e laicitit të vendit. Pjesa më e madhe që ishte vendosur në listën e Macron për t’u luftuar, ishte brenda sferës së besimit individual. Si justifikim për transformimin e tyre, Macron shprehu që zgjedhje të tilla personale nuk ishin në përputhje me vlerat franceze. Menjëherë pas kësaj ministri i Brendshëm francez tha se qeveria nuk do të lejojë imamët e huaj në Francë, deri në 2024.
Të shtënat në Hanau të Gjermanisë të mërkurën në mbrëmje ishin në krye të axhendës globale. Dy kafene u sulmuan nga Tobias R., një terrorist racist i krahut të djathtë. Është raportuar deri më tani se nëntë persona, pesë prej të cilëve ishin turq, humbën jetën, kurse më pas edhe sulmuesi u gjet i vdekur në shtëpinë e tij së bashku me nënën e tij.
Duke parë ngjarjet e sipërpërmendura, përshtypja e parë që fitohet është fakti se në një kontinent si Evropa ku lajmet përcaktohen nga frika, vëmendja e publikut kthehet plotësisht tek të huajt dhe e djathta radikale, e cila perceptohet si një ndërlikim natyror i çështjes së të huajve, pasi një temë kaq e mbizotëruar siç është koronavirusi është i mbuluar dhe jashtë mase. Arsyeja më e madhe pas shndërrimit të kësaj frike në traumë është fluksi i refugjatëve që filloi në vitin 2015 dhe që shkaktoi makth për shumë evropianë për javë të tëra.
Efektet e kësaj traume mund të ndjehen edhe sot. Në atë periudhë, përparësia e opinionit evropian ishte gjetja e një zgjidhjeje për problemin e refugjatëve që përpiqeshin të kalonin nga Libia përmes Detit Mesdhe në anije të improvizuara dhe të mbërrinin në brigjet franceze dhe italiane. Refugjatët sirianë, të cilët në këtë kohë papritur kaluan kufijtë turq dhe Ballkanin, duke udhëtuar gjatë gjithë rrugës për në Hungari, thelluan frikën e tyre. Çështja ra përkohësisht nga kulmi i axhendës vetëm pas shpërthimit të një krize globale si koronavirusi dhe duke gjetur rrugën e saj pas pak.
Kjo rezulton në intensifikimin e vazhdueshëm të reflektimit të të djathtës radikale. Rritja e sulmeve që synojnë muslimanët dhe veçanërisht popullin turk, shtron pyetjen se ku po shkojnë gjërat. Do të ishte e dobishme që të kjo të diskutohet në opinionin evropian, frika e të cilit po thellohet si dhe qëllimi që fshihet pas kësaj valë agresioni të cilin sistemi e lejoi të rritet në këso përmasa të madhe si kurrë më parë ndërsa ngjarja u zhvillua në një mjedis ku sistemi e lejoi në mënyra që nuk i ka pasur kurrë më parë.
Tiranët e mijëvjeçarit
Waller R. Newell flet për tre lloje të tiranisë në librin e tij, “Tyrants: A History of Power, Injustice and Terror”. E para është tirania klasike. Kjo klasë e tiranëve i sheh vendet ku ata sundojnë si pronë e tyre private dhe nuk hezitojnë të torturojnë publikun për kënaqësinë e tyre. Lloji i dytë që Newell sugjeron është tirania reformiste. Këta tiranë besojnë se ata po kryejnë një transformim për të mirën e njerëzve dhe bëjnë lëvizje reformuese me mbështetjen e një grupi ndjekësish që ata formojnë. Lloji i tretë i tiranit, nga ana tjetër, kërkon të revolucionarizojë përtej asaj që parashikojnë dy llojet e tjera.
Ndërsa dy llojet e para kanë ekzistuar që nga lashtësia, kjo kategori është një lloj modern i tiranisë dhe synon të krijojë një transformim më themelor me qëllim që të skalit shoqërinë e së ardhmes dhe të realizojë një utopi. Krijimi i një bote ideale për të ardhmen varet nga ndryshimi i botës dhe rendit të sotëm. Duke iu referuar thirrjes së funeralit të Perikliut, Newell thekson se shoqëritë nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për një tiran, në mënyrë që tirania të ndodhë. Ata mund të bëhen tiran pa patur një pushtet tiran mbi ta gjithashtu.
Ne duhet ta heqim këtë përshkrim të përafërt me rekomandimin për ata që janë të interesuar të lexojnë librin dhe të flasin se si imazhi i mësipërm lidhet me rrethanat aktuale të opinionit evropian sot. Meqenëse nuk do të ishte e arsyeshme të flasim për tiraninë në lidhje me Evropën, duhet të fillojmë duke theksuar se nuk do ta bëjmë atë kërkesë. Në të kundërt, incidente të caktuara që ndodhin dhe mënyrën se si disa njerëz merren me këto gjatë këtyre incidenteve na bëjnë të parashtrojmë pyetjen nëse analogjitë që ne mendojmë se janë të pakonceptueshme janë në të vërtetë të mundshme. Nga njëra anë, është Gjermania, dikur krenare që ishte shumë jotolerante ndaj së djathtës radikale, ku atmosfera politike ka qenë gjithnjë e më lejuese drejt ngritjes së të djathtës radikale në vitet e kaluara. Nga ana tjetër, presidenti francez thotë se synon të rregullojë veprimet individuale. Kjo na detyron të pyesim në cilin drejtim janë duke shkuar këto dy lokomotiva të Evropës.
Deklarata e Macron-it se Franca nuk dëshiron burra muslimanë që “nuk shtrëngojnë duart e grave” dhe gra muslimane që “nuk shkojnë tek një mjek mashkull” në mënyrë të pashmangshme na kujton për atë që Foucault e quajti “fuqi baritore” dhe llojin e qeverisë që është ndërtuar mbi atë fuqi. Macron, ndërsa thekson rëndësinë e laicitit francez, gjithashtu dëshiron të përdorë një autoritet të pretenduar nga Kisha mesjetare: udhëheqjen e shpirtrave dhe imponimin e normave ideale të sjelljes ndaj individëve. Është mjaft për t’u habitur kur sheh se është presidenti francez ai që u thotë njerëzve se cilat sjellje janë të mira ose të këqija dhe se për të jetuar në Francë, duhet të merren parasysh sjelljet e tyre.
Në fakt, ky qëndrim është ai që u përdor në mënyrë ekskluzive nga prifti kur ju tregon rregullat e mirësjelljes që duhet të respektoni brenda një kishe. Në këtë pikë, do të ishte e dobishme të rishikoni konceptimin francez të civilizimit dhe mentalitetin e tyre se ata janë superiorë ndaj të gjithë civilizimeve të tjera. Ky mentalitet nuk ka asnjë problem me trajtimin poshtërues dhe asimilimin kulturor kur pranon se ekziston një civilizim kulminant në botë, por që ky civilizim rrezikohet nga migrantët që nuk dinë të integrohen me civilizimin.
Duhet të theksojmë se shqetësime të ngjashme janë të pranishme edhe në Gjermani. Megjithatë, të pretendosh se gjermanët kanë të njëjtin mendim mbizotërues si francezët dhe se ata besojnë se civilizimi i tyre është më i mirë, do të ishte e padrejtë. Gjermanët besojnë në larminë kulturore dhe kanë një kuptim shoqëror që pranon të gjitha kulturat në një farë mënyre. Asaj që i frikësohen gjermanët është mundësia e zhdukjes të kulturës rajonale gjermane në atë mjedis të larmishëm. Mbyllja ose shkrirja e kishave lokale në shumë zona dhe hapja e xhamive të reja, ku çdo javë që kalon ndez debatet që rezultojnë me paraqitjen e xhamive si objekte të urrejtjes.
Si rezultat, opinioni gjerman është i “pushtuar” nga lajmet e shpeshta për incidente, siç janë sulmet me zjarrvënie në xhami, parullat e urrejtjes të shkruara në muret e tyre dhe vendosja e kokave të derrave në dyert e tyre. Kjo në mënyrë të pashmangshme shtron pyetjen: Si ka mundësi që këto incidente po ndodhin në Gjermani? E gjithë kjo ndërsa sistemi politik gjerman është i njohur për vigjilecë të lartë për të parandaluar ngritjen e së djathtës radikale. Në të kaluarën, Partia Demokratike Kombëtare neo-Naziste (NPD) u tolerua vetëm sepse ato perceptoheshin se ishin një lëvizje margjinale shumë e vogël për të transformuar sistemin. Përveç kësaj, u bë e qartë se do të adresoheshin të gjitha llojet e ligjërimeve politike që besohet se kanë të bëjnë me ekstremin e djathtë.
Kjo vërtetoi se nuk ishte aspak e rastit, pasi vala e islamofobisë në Gjermani rritej dita ditës pas 11 shtatorit. Gjermania ka një mjedis politik që synon të mbajë të margjinalizuar dhe të paktën në një distancë të caktuar nga sistemi politik komunitetet muslimane në rritje të pakontrollueshme të cilën nuk mund të rregullojnë. Këta njerëz duhet të jenë mirënjohës që jetojnë në Gjermani dhe të përpiqen sa më shumë të distancohen nga kërkesat politike edhe pse janë shtetas gjermanë. Prandaj, për këtë arsye miliona gjermanë me origjinë turke ende nuk guxojnë të marrin qëndrime politike brenda Gjermanisë.
Përpjekjet e njëkohshme të Francës dhe Gjermanisë për të trajtuar probleme të ngjashme me zgjidhje të ndryshme na lejojnë të kuptojmë ndjenjën që mbizotëron në Evropë. Nga njëra anë, ekziston një mentalitet që hap rrugën e dhunës radikale të krahut të djathtë për interesin e shoqërisë, dhe nga ana tjetër, një mentalitet tjetër që i jep përparësi transformimit të njerëzve duke ndërhyrë në jetën individuale. Megjithëse ne nuk e pretendojmë këtë, nga vet situta lind pyetja nëse ne përballemi me një mentalitet të mijëvjeçarit të ri, i cili është i vendosur për riorganizimin e të ardhmes së Evropës.
Rregullimi i jetës së njerëzve edhe brenda shtëpive të tyre dhe lejimi i zhvillimit të dhunës për prosperitetin e shoqërisë, në përkujtimin e llojit të tretë të tiranisë (tirania e mijëvjeçarit), nuk përkojnë me vlerat evropiane. Kështu, duhet pranuar që BE vazhdon të shfaq retorikë idealiste dhe që të dy vendet drejtuese të këti blloku nuk kanë krijuar një urdhër të tillë. Kjo mirënjohje do të na lehtësojë të gjithëve. Për më tepër, mbetet e drejta jonë të themi se ky mentalitet herë pas here imiton këtë model të mijëvjeçarit: “Edhe nëse jo, ata përdorin metodat e tij!”
Për ta përmbledhur, mund të theksojmë se Evropa do të kalojë një prag të madh. Ky është një prag ku moderniteti, me institucionet e saj gradualisht në shpërbërje do të bëjë një lëvizje të fundit të madhe për të rregulluar të ardhmen e Evropës para përfundimit të mbretërimit të saj. Me një mentalitet politik që përdor një imazh rregullator modern, Evropa kërkon të mbrojë shoqëritë e ardhshme evropiane nga të qenit një pakicë pjesërisht e transformuar. Nëse ata do të kenë sukses kjo nuk varet nga përcaktimi i vendeve evropiane, por përkundrazi nga muslimanët që do të jenë subjekt i këtyre përpjekjeve. Shkalla në të cilën muslimanët do të reagojnë dhe do të jenë në gjendje t’i rezistojnë do të jetë faktori kryesor në riformimin e Evropës në periudhën e ardhshme. Do të presim dhe të shohim.
(Taceddin Kutay është studiues në Universitetin turko-gjerman dhe punon në psikologjinë politike, teoritë e sekularizimit, fesë, shkencës dhe kulturës oksidentale)