Vizita e Papës në Maqedoninë e Veriut ishte në fokusin edhe të mediave rajonale dhe botërore. NBC NEWS, në titullin e artikullit të saj shkruan se “Papa Françesku lutet në memorialin e Nënë Terezës në Maqedoninë e Veriut”. NBC NEWS përshkruan edhe transportin e Papës me automjetin e zakonshëm “Wolkswagen jeta”. Shkruan edhe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, me qëllim perspektivën euroatlantike.
Edhe mediat në Shqipëri, fokusin e vizitës e kanë vendosur tek përkulja e Papës para përmendores së Nënës Terezë. Agjencia shtetërore greke ANA, shkruan se Papa Francesku është, përfaqësuesi i parë i Vatikanit që viziton Maqedoninë e Veriut. Në artikullin kushtuar vizitës së Papës në Shkup, agjencia greke e vendos theksin edhe tek përqindja e vogël e komunitetit katolik në vend dhe tek motoja “Mos keni frikë, tufë e vogël”. Ndërsa televizioni shtetëror kroat HRT shkruan se Papa Françesku i ka vlerësuar përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të tjera të Ballkanit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, e që Shkupi mund të marrë për shembull Nënë Terezën, si vendase e kryeqytetit, e që është model në ndërtimin e një fati të përbashkët.
Mefail Ismaili
https://vijesti.hrt.hr/510915/papa-stize-u-sjevernu-makedoniju