Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e ka dënuar ashpër vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan, duke e cilësuar atë një “shkelje serioze të parimit në Kinë”, që do të ketë një “ndikim të rëndë” në themelin politik të marrëdhënieve Kinë-SHBA.
Në një deklaratë, ministria tha se vizita e Pelosit “cënon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kina i kërkoi SHBA-së që “të ndalojë së luajturi “kartën e Tajvanit” dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës dhe “të mos shkojë më tej në rrugën e gabuar dhe të rrezikshme”.