Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, gjatë ditës së sotme ka vizituar nga repartet ushtarake, ekipin e trajnimit për deminim.
Në këtë trajnim krahas ushtarëve shqiptarë, pjesëmarrja aktive e disa ushtarëve ukrainas ka stimuluar Abbottin që ta shohë pozitivisht të ardhmen e Ukrainës transmeton Fol Drejt
Ai në një postim të tij në Twitter ka shkruar se këta ukrainas që po trajnohen do të bëjnë ndryshime rrënjësore në atdheun e tyre
“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD”.
“Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”, ka shkruar ai./FolDrejt/