Më 27 tetor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë njëditore Presidentja e Komisionit Evropian, Znj. Ursula von der Leyen, së bashku me delegacionin e saj shoqërues.
Policia e Kosovës gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore drejt kryeqytetit, ku pritet të kalojë eskorta.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale./FolDrejt/