Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Adnan Rrustemi e Erxhan Galushi bënë një vizitë në Hagë.
Ata, dje takuan Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn, transmeton Fol Drejt.
Për këtë përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar Adnan Rrustemi.
“Së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin Erxhan Galushi, gjatë vizitës Dhomave të Specializuara, dje takuam Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Rexhep Selimin, kurse sot, Jakup Krasniqin dhe Nasim Haradinajn.
Ishte vizitë institucionale dhe e rëndësishme. Në këto takime u njoftuam për së afërmi me kërkesat, trajtimin dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me Gjykatën.”, është shprehur Rrustemi./FolDrejt/