Panairi i librit këtë vit vjen në datat 17-21 nëntor por nën masa të rrepta anticovid. Kreu i shoqatës së Botuesve në një konferencë për mediat, tha se do të shmangen qëndrimet e gjata, e ndërsa librarët janë të vaksinuar ose me test PCR, vizitorët duhet të jenë me maska.
“Sa më të shkurtra të jenë qëndrimet aq më mirë është për të gjithë. Orari do jetë nga 0ra 09:00 deri në orën 20:00. Do të ketë një orë pushimi nga ora 14:00-15:00 për t’u ajrosur dhe janë të ndaluara vizitat kolektive. Ka shumë të ftuar por unë do të përmend njërin prej tyre, që është Nicola La Goia, shkrimtar dhe president i sallonit të Librit në Torino”, -tha Ymeri.
Teksa e cilëson panairin një festë dhe aktivitet gjallërues për Tiranën, Ymeri vëren se për shkak të pandemisë, ka edhe një rrudhje të pjesëmarrësve, që sivjet janë 95 botues.
“Ne ketë vit ishim në kushte të vështira se kemi ngushtuar stendat, gati 25%më pak, qoftë në hollin kryesor qoftë në ballkonadë, kjo që korridoret të jenë më të lira e më të bollshme. Ndaj kemi pasur më pak të ardhura nga arkëtimet për shitjet e stendave”, tha Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve.
Përtej promovimeve në sallën ovale dhe në stenda, një tryezë diskutimi mbahet për problemet e përkthimit dhe një Sofa e librit në panair me takime me shkrimtarë, përkthyes e pedagogë. Të shtunën panairi ndaj edhe çmimet vjetore. Raporton Balkanweb percjell Foldrejt.com