Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) ka fajësuar hakerat, të supozuar të mbështetur nga Koreja e Veriut, për vjedhje në shkallë të gjerë prej 615 milionë dollarësh në kriptovaluta nga një kompani e lojërave video në internet.
Zyrtarët amerikanë thonë se incidenti i marsit është i lidhur me grupet e quajtura Lazarus dhe APT38, të cilat besohet se kontrollohen nga autoritetet e Koresë së Veriut, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.
“Përmes hetimeve tona, ne kemi qenë në gjendje të konfirmojmë se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me Korenë e Veriut, janë përgjegjës për vjedhjen”, tha FBI./FolDrejt/