Përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, Bashkësia Islame e Kosovës në Kamincë, ka bërë të ditur se hajnat kanë vjedhur e demoluar zyret e tyre në këtë qytet, transmeton Fol Drejt.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë”, thuhet në njoftim.
Ata, gjithashtu njoftuan se hajnat kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit.
“Rasti është raportuar edhe në polici, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje. KBI në Kamenicë apelon tek institucionet e sigurisë që rasti në fjalë të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë”, thuhet tutje në këtë njoftim.