Softueri CryptBotu, malware i shpërndarë nga destinacione të rreme të internetit që imitojnë faqet legjitime dhe shpërndajnë softuer të infektuar.
Google tha në një postim në blog se ka vëzhguar përhapjen e malware përmes aplikacioneve të modifikuara me qëllim të keq, duke përfshirë Google Chrome dhe Google Earth Pro, përcjell Fol Drejt.
Raportet tregojnë se problemi tani është zgjidhur.
Google thotë se në 12 muajt e fundit, malware ka komprometuar rreth 670,000 kompjuterë dhe ka vjedhur informacione të ndjeshme që ‘në fund i janë shitur aktorëve të këqij për t’u përdorur në fushatat e shkeljes së të dhënave’. Kompania pretendon më tej se ka vjedhur të dhënat e qindra mijëra përdoruesve të shfletuesit vetëm vitin e fundit. CryptBot, një softuer me qëllim të keq për vjedhjen e informacionit, u zbulua për herë të parë në vitin 2019. Zakonisht shpërndahet nga faqe interneti të rreme që maskohen si uebsajte legjitime softuerësh që ofrojnë shkarkime falas.
Tech Crunch zbulon se burimi i malware është në Pakistan./FolDrejt/