Një rast i vjedhjes së pyllit ka ndodhur në Istog.
Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një kamion në të cilin kishte të ngarkuara rreth 3 m³ dru pa dokumente përcjellëse që dyshohet të jenë të prera në mënyrë ilegale, transmeton Fol Drejt.
Me vendim të prokurorit masa drunore është konfiskuar ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./Fol Drejt/