Në Çagllavicë raportohet se ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur ia kanë thyer një xhamë të shtëpisë, ku nga dhe kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.