Në fshatin Gjonaj të Prizrenit me datë 22 prill 2022 rreth orës 22:00 është raportuar një vjedhje në një shtëpi.
Ankuesi ka treguar për rastin në polici duke thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij duke i vjedhur stoli ari, përcjell FolDrejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij me ç’rast i kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton FolDrejt.