Një vjedhje e rëndë është raportuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës.
Persona të panjohur kanë vjedhur fanarin elektrik të xhamisë, si dhe një numër të konsiderueshëm të parave nga e asaj xhamie. Policia njofton se nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast, i cili tashmë është në hetime.
“Rr. Përmet Vula , Gjakovë 07.03.2022- 11:00.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga objekti i xhamisë person-a të pa njohur kanë vjedhur fanarin elektrik dhe një shumë parash nga arka. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.