Në fshatin Llapushnik të Drenasit është raportuar një rast i cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Aty, viktima femër ka raportuar se një person i panjohur ia ka vjedhur asaj çantën, paratë dhe dokumentet personale të cilat ishin në të.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke ecur në rrugë, një i dyshuar deri më tani i pa njohur ia ka marrë çantën. Sipas viktimës në çantë i ka pasur 210 €, 80 funta dhe dokumentet personale. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.