Në fshatin Lubizhdë të Malishevës ka ndodhur një vjedhje e cilësuar nga policia si “Vjedhje e rëndë”.
Ankuesja femër ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj si dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme, mjete pune e disa gjëra të tjera, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Lubizhdë, 17.11.2022-20:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person/a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari , mjete pune si dhe disa sende tjera. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.