Në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë është raportuar se ka ndodhur një vjedhje e cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Aty raportohet se është vjedhur arka e postës në Qendrën e Regjistrimit Civil. Dyshohet se janë vjedhur para, pulla postare e SIM kartela.
“Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil është kryer një vjedhje nga arka e postës e cila gjendet brenda objektit. Nga arka dyshohet se janë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.