Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:30, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i ishte thyer xhami i veturës dhe nga vetura i janë vjedhur një revole për të cilën posedonte leje, disa fishekë dhe një çantë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe disa kartela bankare. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/