Gjatë ditës së djeshme janë raportuar të kenë ndodhur dy vjedhje të rënda rreth orës 15 e 19, në komunën e Prizrenit.
Rasti i parë është denoncuar nga ankuesi mashkull kosovar i cili ka informuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte rreth 300 €. Prokuroria ka hapë dosjen mbi rastin. Policia ka nisë hetimet, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa, rasti i dytë është vendosë në raport si vjedhje në tentativë. Policia raporton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur pasi kanë hyrë forcë përmes dritare së objektit kanë tentuar që të vjedhin një Llap-top, por nuk ia kanë arritur pasi që i ka vërejtur ankuesi, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./FolDrejt/