Një grua në Vushtrri ka raportuar për një vjedhje në vendin e saj të punës.
Sipas saj disa persona të panjohur kanë hyrë nga dera e pasme e objektit të punës së saj dhe kanë vjedhur 200 euro dhe gjëra tjera.
“VJEDHJE E RËNDË- Vushtrri / 21.01.2024 – 08:30. Ankuesja femër kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar nga dera e pasme e objektit te punes se saj dhe kanë vjedh 200 euro, dhe disa gjera tjera. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport.