Në Fushë Kosovë dyshohet se ka ndodhur një vjedhje ku i dyshuari vodhi një gjenerator në garazhën e viktimës e më pas e shiti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në garazhën e viktimës mashkull kosovar ka vjedhur një gjenerator, e më pas e ka shitur. Gjeneratori është gjetur dhe është kthyer te pronari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.