Një burrë nga Lipjani ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një pushkë gjueti me leje dhe një kasafortë në të ciliën kishte stoli ari në vlerë 7 mijë euro.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje.
Rasti është në procedurë hetimore, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Raporti i plotë:
Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore.