Në Viti është raportuar një rast i cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Ankuesi kosovari ka raportuar se në shtëpinë e tij të dyshuarit kanë vjedhur para, stoli ari e argjendi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi parashë si dhe stoli të ndryshme ari dhe argjendi. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij vazhdon në procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.