Dy raste të vjedhjes janë shënuar në Prishtinë e Podujevë, me ç’rast viktimat kanë pësuar humbje materiale.
Raportohet se vjedhjet kanë ndodhur gjatë datave 24 – 25 shtator, në mëngjes në Podujevë e gjatë mbrëmjes në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, për rastin në Podujevë bëhet e ditur se janë grabitur dy shtëpi, me ç’rast persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari dhe një dokument personal.
Ndërkohë, një rast edhe më i rëndë është shënuar në Prishtinë, teksa ankuesi mashkull ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur disa mjete pune, një TV, DVR, një kamion dhe një rimorkio.
Rastet janë nën hetime./FolDrejt/