Dy raste të vjedhjës së rëndë janë raportuar në Rahovec e Gjakovë njofton Drejtoria Policore Rajonale e Gjakovës.
Në Rahovec raportohet që persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme, kurse në Gjakovë përveç parave, kanë vjedhur edhe stoli ari.
Këto janë dy rastet e raportuara nga policia:
Rasti i parë: “Fsh. Dabidol, Rahovec 19.02.2023 – 03:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë deportuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.”
Rasti i dytë: “Fsh. Bardhaniq, Gjakovë 19.02.2023 – 19:39. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar.” /FolDrejt/