Vjehrri e ka vrarë me thikë nusen e djalit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të Fierit.
61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi.
Më pas Hoxha e vrau edhe veten, duke u varur në një pemë që ishte pas banesës, ku kishte ndodhur krimi i rëndë, raporton TvKlan.al, përcjell Klankosova.tv.
Konflikti kishte nisur prej kohësh.
Vëllai dhe motra e Xhevahir Hoxhës tregojnë se ai nuk e pranonte të renë për nuse të djalit.
30-vjeçarja Merushe Hazizi bashkëjetonte prej kohësh me djalin e vetëm të 61-vjeçarit, Fatjonin, dhe ishte nënë e tre fëmijëve nga një martesë e parë.
Edhe Fatjoni ishte i divorcuar dhe baba i një fëmije.
Ata kishin vetëm 10 ditë që ishin rikthyer në Vidhishtë, pasi kishin jetuar për disa kohë në Vlorë.
Xhevahir Hoxha nuk e ka pranuar nusen e dytë të djalit. Debatet për këtë shkak kanë qenë të vazhdueshme dhe shpeshherë për të shuar konfliktet ka qenë e pranishme edhe policia.