Në kohën kur tensionohet situata në Idlib të Sirisë, kryesisht për kontrollin e Saraqebit, një përkrahje vjen për Turqinë nga SHBA, informon foldrejt.com.
Kjo është bërë me dije nga vetë i dërguari amerikan James Franklin Jeffrey, gjatë një konference për shtyp nga provinca kufitare turke Hatay.
“Turqia është anëtare e NATO, ku shumica e armëve të saj janë prodhim amerikan. Ne do përpiqemi që këto armë të jenë të siguruara dhe do dërgojmë municione të tjera,” tha Franklin.
Nuk bëhet e ditur nëse Turqia do blejë sistemin antiraketor amerikan Patriot. /Foldrejt.com