Pro përjashtimit të Rusisë ka votuar edhe një aleat tradicional i saj, Serbia, e cila pas kësaj vote u ankua se ka pasë “presion të jashtëzakonshëm”, sepse me vullnet të lirë do të abstenonte.
Përveç Serbisë, pro votoi edhe Hungaria. Për këto dy shtete, Kremlini ka thënë se i mirëkupton, por se “presionin” ndaj tyre e sheh si të paprecedentë.
“Mbështetja e Hungarisë dhe Serbisë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është një shembull i detyrimit ndaj rusofobisë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha se këtu nuk bëhet fjalë për mirëkuptim dhe falje, por për të kuptuar, siç tha ai, “situata të vështira, këtë presion dhe detyrim të paparë ndaj rusofobisë”, shkruan Izvestia.
“E gjithë kjo po përjetohet nga të gjitha vendet që po përpiqen të marrin një pozicion të balancuar. Ne e kuptojmë këtë”, u tha Peskov gazetarëve.